Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, ka folur hapur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në vend përmes një videoje të publikuar në TikTok.
Ajo u shpreh se Big Brother ishte një përvojë e mirë, por njëkohësisht edhe e lodhshme, duke theksuar se nuk ka arritur ta shfaqë anën e saj më pozitive gjatë lojës.
“Bigu ka qenë eksperiencë e mirë për mua, por edhe e lodhshme. Nuk e kam treguar pozitivitetin tim, sepse Bigu është një lojë ku duhet me ditë me luajt një rol, e unë nuk mundem me qenë ‘fake’”, tha Benita.
Ajo shtoi se gjatë qëndrimit në shtëpi publiku ka parë një anë më temperamentale të saj, e cila më parë nuk ishte e njohur.
Benita foli edhe për zhvillimet e këtij edicioni, duke pretenduar se ka pasur padrejtësi dhe se në disa momente kishte menduar edhe të largohej nga gara.
“Kanë ndodhur shumë padrejtësi. Kam menduar edhe me dalë prej shtëpisë, por kam qëndruar për me luftu padrejtësitë”, deklaroi ajo.
Në fund, Benita dha mendimin e saj për mënyrën se si duhet të zhvillohet loja, duke thënë se dëshiron që konkurrentët të vlerësohen për lojën dhe karakterin e tyre, e jo për historitë personale.
