Vetëvendosje dominon në Han të Elezit, siguron afro 60% të votave

Rezultatet e publikuara nga komuna e Hanit të Elezit tregojnë një fitore bindëse të Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë kufitare.

Sipas të dhënave të bëra publike, Vetëvendosje ka siguruar 57.57 për qind të votave, duke dalë forca më e votuar në Han të Elezit.

Rezultatin e ka komentuar edhe Medina Imishti, e cila përmes një postimi ka shkruar: “Hani i Elezit ja qiti pikën. Lëvizja VETËVENDOSJE! 57.57%”.

Ky rezultat konfirmon mbështetjen e lartë që partia gëzon në këtë komunë, ndërsa pritet publikimi i rezultateve të plota edhe nga zonat e tjera të votimit.