Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku shijojnë pushimet verore së bashku

Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku po vazhdojnë të kalojnë ditë relaksi pranë njëri-tjetrit, duke ndarë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre verore.

Së fundmi, çifti ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqen të buzëqeshur dhe duke shijuar atmosferën e ngrohtë verore.

Në fotografitë dhe videot e shpërndara, ata duken të qetë dhe të lumtur, teksa kalojnë kohë pranë detit dhe larg angazhimeve të përditshme.

Postimet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente pozitive dhe urime për çiftin.