Influencuesja Sara Kolami ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e saj më të fundit në Instagram.
E veshur me bikini të kuqe, Sara është shfaqur buzë detit, duke reflektuar atmosferën e verës me një paraqitje elegante dhe të kuruar deri në detaj.
Flokët biondë të stiluar me onde të lehta, grimi natyral dhe aksesorët minimalistë i kanë dhënë një pamje të freskët, ndërsa zinxhiri dekorativ në bel ka kompletuar stilin e saj.
Fotografitë janë shoqëruar me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komplimentuar dukjen dhe elegancën e influencueses.

