Tetova po përgatitet për një nga ngjarjet më të mëdha të verës, pasi manifestimi tradicional “Vera Tetovare” do të nisë zyrtarisht më 13 korrik, duke sjellë një atmosferë të pasur kulturore dhe muzikore.
Sipas Albion Alili nga Komuna e Tetovës, programi i këtij viti do të përfshijë emra të njohur të muzikës shqiptare si Sabri Fejzullahu, Xhensila Myrtezaj, Elgit Doda dhe Nora Istrefi, së bashku me shumë artistë të tjerë të estradës.
“Vera Tetovare” pritet të sjellë net të paharrueshme me muzikë live, aktivitete kulturore dhe argëtim për të gjitha grupmoshat, duke e kthyer qytetin në një qendër të vërtetë festive gjatë verës.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen edhe detaje të tjera të programit dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë manifestimit.
