Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë edhe gjatë periudhës së shtatzënisë, duke mos bërë pauzë nga koncertet dhe paraqitjet publike.
Ajo është duke performuar në evente të ndryshme, duke treguar se kjo periudhë e veçantë e jetës nuk e ka larguar nga skena dhe publiku i saj.
Në daljet e fundit, Dafina është parë në formë shumë të mirë, me shumë energji dhe disponim pozitiv, ndërsa veshjet e saj kanë theksuar barkun e shtatzënisë.
Këngëtarja po e përjeton këtë fazë me natyrshmëri dhe e ndan shpesh me ndjekësit përmes paraqitjeve të saj në rrjete sociale.
Fansat e kanë mirëpritur këtë imazh të saj, duke e komplimentuar për stilin dhe mënyrën se si po e kombinon jetën personale me karrierën muzikore.

