Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe futbollisti francez Benjamin Pavard do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Kleofina përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë bashkëshortit duke zbuluar barkun e rrumbullakosur. Me këtë postim, çifti konfirmoi zyrtarisht se janë në pritje të ëmbël.
Kleofina dhe Pavard kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në korrik të vitit 2025, në një ceremoni të mbajtur në Itali.
Më herët, modelja kishte treguar se propozimi për martesë erdhi vetëm një muaj pasi futbollisti u takua me babanë e saj. Ajo ka theksuar se bekimi i familjes, veçanërisht i babait, ka qenë vendimtar për të, duke pranuar se mendimi i tij kishte një peshë të madhe në jetën e saj.

