Xhuli Nura ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mesazh tejet emocionues, teksa ndodhet në prag të lindjes dhe po jeton ditët e fundit të kësaj shtatzënie të bukur.
Në postimin e publikuar, ajo shprehet se gjithmonë e ka ditur se është e fortë dhe e fuqishme, por nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të arrinte ta përjetonte një ndjenjë kaq të madhe dhe magjike të krijimit të jetës.
“Dy zemra që rrahin brenda meje, dy shpirtra të vegjël që rriten brenda meje dhe një forcë që nuk e dija se e kisha”, shkruan Nura, duke reflektuar mbi këtë periudhë të veçantë.
Në fund të mesazhit të saj prekës, ajo ka shprehur krenarinë për gruan që është bërë, duke e mbyllur me fjalët dedikuar këtij momenti kulminant: “Sot ndihem si një perëndeshë.”
