Soni Malaj ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke dëshmuar edhe një herë se stili i saj i veçantë mbetet pikë reference.
Këngëtarja ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet me një pamje tejet elegante dhe plot finesë. Krahas imazheve që kanë marrë mijëra pëlqime, Soni ka zgjedhur një përshkrim sa të thjeshtë aq edhe domethënës: “E rrethuar me elegancë”.
Ky postim është pritur me reagime tejet pozitive nga fansat, të cilët nuk kanë ngurruar ta komplimentojnë për hijeshinë dhe klasin e treguar. Soni Malaj vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare, duke ndarë me publikun momente që pasqyrojnë më së miri profilin e saj si artiste.



