Soni Malaj shokohet në Ferma VIP pasi sheh lajmet: “Janë të shpikura”

Një moment emocionues dhe plot surpriza është transmetuar së fundmi në “Ferma VIP”, ku Romiri, Soni Malaj dhe Vanesa fituan “Avantazhin e Breshkës”, duke pasur mundësinë të marrin informacione nga jashtë.

Secili prej tyre kishte një kërkesë të ndryshme. Romiri dëshironte të mësonte më shumë për vajzën e tij dhe ecurinë e studimeve, ndërsa Soni dhe Vanesa kërkuan të shihnin titujt e portaleve që po qarkullojnë jashtë.

Romiri mori një letër nga vajza e tij, ku ajo tregonte se ishte pranuar në master për film, ndërsa ende po priste përgjigjen për bursën dhe vendimin final për studimet.

“Isha në merak. Lajmet qenkan të mira dhe jam i qetë”, u shpreh ai i emocionuar pas leximit të mesazhit.

Ndërkohë, fermerët duhej të zgjidhnin mes dy opsioneve: të pyesnin ChatGPT ose të shihnin titujt e portaleve.

Vanesa vendosi të tërhiqej nga marrja e informacioneve, duke thënë se nuk dëshironte të ndikohej emocionalisht nga ajo që mund të lexonte nga jashtë.

Nga ana tjetër, Soni Malaj zgjodhi të shihte titujt e portaleve, por reagoi duke mos i besuar disa prej deklaratave që qarkullonin për të. Ajo mohoi veçanërisht një koment të Jonida Maliqit, ku ishte thënë se Soni është “këngëtare club-esh”.

Artistja reagoi menjëherë duke përmendur koncertet dhe performancat e saj ndër vite, duke theksuar se nuk beson që Jonida ta ketë thënë vërtet një gjë të tillë.

 

– YouTube  www.youtube.com