Motra e Dafina Zeqirit martohet në fshehtësi, publikon pamje nga ceremonia

Besa Tafari, motra e këngëtares Dafina Zeqiri, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, larg vëmendjes së mediave dhe publikut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Besa përmes disa fotografive dhe videove të publikuara në Instagram, ku ka ndarë momente nga dita e saj e veçantë. Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet me një pamje elegante si nuse, ndërsa atmosfera e festës duket e kuruar deri në detaje.

Pranë saj gjatë gjithë ceremonisë ishte partneri i saj, Carl Johane, i cili ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike. Dyshja u shfaqën të lumtur dhe në harmoni të plotë, duke shijuar momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.

Historia e tyre e dashurisë u bë publike me fejesën në maj të vitit 2024, ndërsa tashmë çifti ka kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, duke surprizuar ndjekësit me këtë lajm të bukur.