Për mua do të jetë gjithmonë Timo Flloko”: Aktorja tregon partnerin më të mirë të skenës!

Në një bashkëbisedim të hapur me ndjekësit në Instagram, aktorja e njohur shqiptare është pyetur se cili ka qenë partneri më i mirë i filmit me të cilin ka bashkëpunuar ndonjëherë.

Pavarësisht eksperiencave të shumta dhe të bukura me aktorë të ndryshëm, ajo nuk ka hezituar të veçojë një emër të madh të kinematografisë shqiptare. “Me të gjithë aktorët që kam luajtur ka qenë një eksperiencë e veçantë dhe e bukur! Por nëse do të veçoja patjetër një, ai do ishte gjithmonë Timo Flloko”, ka shkruar aktorja, duke treguar kështu vlerësimin e saj të lartë për punën me aktorin e mirënjohur.

Screenshot