Ryva Kajtazi me këmbë të fashuar, zbulon gjendjen e saj

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka shqetësuar ndjekësit pasi publikoi në rrjetet sociale fotografi ku shfaqet me këmbën e fashuar.

Nga pamjet e publikuara, dëmtimi duket i dukshëm, megjithatë artistja nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur incidenti.

Pavarësisht lëndimit, Ryva ka bërë të ditur se do të vazhdojë me angazhimet e saj profesionale, duke mos lejuar që dëmtimi ta ndalë nga puna.

Ndjekësit i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërsa mbetet të shihet nëse këngëtarja do të ndajë më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur.