“Unreal, but real”: Elijona dhe Klodi shfaqen më të dashuruar se kurrë në fotot e fundit

Elijona ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj disa momente magjike nga pushimet verore, ku shfaqet nën shoqërinë e Klodit.

Në serinë e fotografive të publikuara në Instagram, dyshja shfaqet më në formë se kurrë, duke shijuar perëndimin e diellit dhe kohën buzë detit. Përveç fotove individuale ku spikat stili i saj veror, Elijona ka publikuar edhe një imazh romantik së bashku me Klodin, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin domethënës: “unreal, but real”.

Postimet kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë vërshuar me pëlqime dhe komente pozitive për çiftin. Këto momente të bukura nga pushimet e tyre janë pritur me shumë entuziazëm nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Screenshot
Screenshot
Screenshot