Ish-banorja e BBVA, Efi Dhedhes, ka nxitur reagime të shumta në rrjet pas deklaratave të saj lidhur me presionin që gratë përjetojnë për martesën dhe krijimin e familjes pas moshës 30-vjeçare.
Gjatë një interviste, ajo tregoi se shpesh has komente si “ngele në derë”, por theksoi se askush nuk pyet realisht se çfarë dëshiron një person nga jeta e tij.
“Po ti e thua ngela në derë, po mua a më pyete?! Çfarë dua unë me jetën time?”, u shpreh Efi.
Sipas saj, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat synime në jetë dhe kjo duhet të pranohet më shumë nga shoqëria.
Ajo shtoi se nuk do të hynte në një lidhje apo martesë vetëm për shkak të moshës, nëse nuk ndihet e lumtur dhe e qetë pranë partnerit.
“Mjafton të rri vetëm”, deklaroi ajo mes tjerash.
