Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Ronela Hajati dhe Melinda Ademi, kanë njoftuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor.
Dueti i ri është pjesë e albumit të Melindës dhe ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, duke e bërë publikimin një nga më të komentuarit e momentit.
Kënga mban titullin “Ça m’bone” dhe do të shoqërohet edhe me videoklip zyrtar.
Në pamjet e publikuara si paralajmërim për projektin, të dy artistet shfaqen të veshura me të bardha, duke pozuar në skena me stil të kuruar dhe atmosferë sensuale, gjë që ka tërhequr vëmendjen e fansave.
Publikimi i këngës është planifikuar për datën 22 qershor, ndërsa pritshmëritë për këtë bashkëpunim janë të larta, duke qenë se të dyja artistet kanë një bazë të madhe fansash dhe hite të suksesshme në karrierën e tyre.
