Anita Haradinaj ka reaguar ndaj komenteve dhe kritikave në rrjetet sociale lidhur me dasmën e familjes së saj, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të panevojshme.
Në një intervistë të fundit, ajo tha se nuk i kushton rëndësi gjuhës denigruese në internet dhe theksoi se familja e saj gjithmonë ka treguar respekt ndaj njerëzve.
“Dasma mos t’i pengojë askujt hiç. Na kanë nderu dhe respektu të gjithë njerëzit që me të vërtetë janë dashamirës”, u shpreh Haradinaj.
Ajo foli edhe për pjesëmarrjen e këngëtarëve në dasmën e Luan Haradinaj, duke sqaruar se ata kanë performuar pa pagesë dhe vetëm për respekt e miqësi.
“Ne kemi pas problem me këngëtarët që kanë shpreh dëshirë, qoftë edhe për një këngë, të jenë pjesëmarrës”, tha ajo.
Haradinaj shtoi se nuk dëshiron t’u japë vëmendje profileve fallco dhe komenteve negative në rrjetet sociale.
“Më vjen keq për mendësinë e njerëzve të tillë, por nuk dua t’u jap vëmendje… kam punuar 25 vjet në lajme dhe vij nga një familje e mirë”, deklaroi ajo.
Sa i përket politikës, Anita Haradinaj u shpreh shkurt se e sheh atë si një fushë krijuese dhe tha se tashmë është koha e brezave të rinj.
