Alba Pollozhani ka folur për herë të parë rreth deklaratës së saj për mbulimin, e cila ngjalli reagime të shumta gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.
Në një intervistë, Alba sqaroi se dëshira për t’u mbuluar është personale dhe se aktualisht është duke ndjekur hapat e nevojshëm drejt këtij vendimi.
Ajo theksoi se procesi kërkon kohë dhe përgatitje, ndërsa shtoi se nuk e bën këtë për famë, lojë apo për të kënaqur pritshmëritë e të tjerëve.
“Jam në ato hapa dhe kur të ndodhë, është zgjedhje personale e imja. Nuk është diçka që e bëj për t’u dhënë llogari njerëzve apo për famë”, u shpreh Alba.
Ish-banorja theksoi gjithashtu se gjatë gjithë jetës së saj nuk ka bërë asgjë për para apo famë dhe se ky vendim lidhet vetëm me bindjet dhe ndjenjat e saj personale.
