Selin Bollati përmend dy emra të njohur, rikthehen aludimet për BBVA

Një diskutim në emisionin “Goca dhe Gra” ka nxitur aludime për edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP”.

Gjatë bisedës, Selin Bollati përmendi festën që Top Channel do të organizojë për nisjen e sezonit të ri, ku sipas saj pritet të jenë të pranishëm edhe Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari.

Deklarata e saj bëri që Orinda Huta ta pyeste nëse po zbulonte diçka për edicionin e ardhshëm të “Big Brother VIP”.

Selin sqaroi se nuk kishte asgjë të konfirmuar, por la të hapur mundësinë që dy personazhet të shfaqen sërish në ekran si ish-opinionistë të formatit.

Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar nëse Monika Kryemadhi apo Arbër Hajdari do të jenë pjesë e edicionit të ardhshëm.