Marrëdhënia mes Fabjolës dhe Adionit vazhdon të jetë një nga historitë më të komentuara të krijuara gjatë rrugëtimit në “Ferma VIP”. Pas përfundimit të spektaklit, dyshja duket se ka vazhduar njohjen edhe jashtë fermës, duke e çuar raportin e tyre në një tjetër fazë.
E ftuar në “Post Ferma VIP”, Fabjola ka treguar se pas daljes nga formati, si ajo ashtu edhe Adioni fillimisht i janë përkushtuar familjeve të tyre, por komunikimi mes tyre nuk është ndërprerë asnjëherë.
“Më mori numrin dhe më pas secili kaloi kohë me familjen e vet. Megjithatë, kemi vazhduar të flasim çdo ditë dhe të njihemi më shumë jashtë asaj që kemi përjetuar brenda fermës”, u shpreh ajo.
Fabjola pranoi se ditët e para larg njëri-tjetrit nuk kanë qenë të lehta.
“E kam pasur shumë të vështirë të rrija pa të. Brenda fermës gjithçka ishte ndryshe, ndërsa jashtë kemi dashur ta njohim njëri-tjetrin në një mënyrë më reale”, tha ajo.
Ish-fermerja zbuloi gjithashtu se mes tyre kanë ndodhur edhe takime familjare, çka tregon se lidhja po ecën në një drejtim më serioz.
Megjithatë, e pyetur nëse Adioni i ka bërë propozim për martesë, Fabjola u përgjigj me buzëqeshje: “Jo, ende jo”.
Përveç raportit me Adionin, ajo foli shkurtimisht edhe për marrëdhëniet me ish-fermerët e tjerë, duke lënë të kuptohet se ka mbetur e zhgënjyer nga disa prej tyre.
“Kam pakënaqësitë e mia me shumë fermerë”, u shpreh Fabjola, pa preferuar të japë më shumë detaje.
