Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit gjatë një performance të mbajtur në Soho House.
Artistja u shfaq me një fustan elegant në nuanca bezhë dhe të bardhë, i cili spikaste për detajin e veçantë në pjesën e pasme, të stiluar si një shall i gjatë, duke i dhënë pamjes së saj një elegancë moderne dhe të rafinuar.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, Rita shfaqet plot stil dhe vetëbesim, ndërsa ndau edhe disa pamje nga performanca akustike, ku atmosfera intime dhe energjia e saj u vlerësuan nga të pranishmit.
“Faleminderit @sohohouse që më lejoni gjithmonë të vij dhe të bëj një set akustik spontan — është fjalë për fjalë gjëja ime e preferuar në botë për ta bërë!”, shkroi artistja në postimin e saj.
Përveç kësaj, Rita i surprizoi fansat duke zbuluar se shumë shpejt do të ngjitet sërish në skenë, pasi të shtunën do të jetë pjesë e një festivali, ku pritet të sjellë një tjetër performancë të veçantë.
Me stilin e saj unik dhe energjinë që e karakterizon, Rita Ora vazhdon të mbetet një nga artistet më të dashura dhe më të ndjekura në skenën ndërkombëtare.

