Dolce ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh që i ngjan më shumë një udhërrëfyesi personal sesa një postimi të zakonshëm.
Në fokus të saj janë privatësia, eleganca, vetërespekti dhe disiplina. Ajo u bën thirrje njerëzve që të investojnë te vetja, të kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, por njëkohësisht të ruajnë edhe mirësinë e zemrës.
“Qëndro private. Vishu me elegancë. Lëviz me disiplinë. Respekto veten. Investo në mendjen tënde. Kujdesu për trupin. Mbaje zemrën të mirë. Duaj pastër. Qëndro besnike. Ndërto ëndrrat e tua”, është mesazhi i saj.
Postimi ka marrë vëmendje pikërisht për qasjen e drejtpërdrejtë, duke përcjellë idenë se një jetë e qetë, e fokusuar dhe larg ekspozimit të panevojshëm mund të jetë më e vlefshme se kërkimi i vazhdueshëm i vëmendjes.

