Bajram Rexhepi, ka kërkuar publikimin e plotë të korrespondencës ndërmjet Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Tetovës, lidhur me procedurën që përfundoi me shfuqizimin e emrave të disa rrugëve dhe sheshit në Tetovë.
Sipas Rexhepit, Komuna e Tetovës nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga Gjykata Kushtetuese në katër raste brenda një viti, gjë që, sipas tij, ka ndikuar në vendimin përfundimtar të institucionit.
Ai akuzoi kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke thënë se mban përgjegjësi politike, morale dhe kombëtare për këtë çështje.
Në reagimin e tij publik, Rexhepi e cilësoi rastin si një “pazar politik” në dëm të interesave të qytetarëve dhe kërkoi që institucionet të publikojnë të gjithë komunikimin zyrtar mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komunës së Tetovës, në mënyrë që qytetarët të njihen me faktet e plota.
