Pas analizave të shumta të cilësisë së ujit, autoritetet kanë bërë të ditur se uji në Gostivar tashmë mund të përdoret si ujë teknik.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë një konference për media, ku theksoi se analizat e fundit kanë konfirmuar se uji mund të shfrytëzohet për pastrim, larje dhe nevoja të tjera shtëpiake.
Megjithatë, ai sqaroi se uji ende nuk është i lejuar për pije dhe as për përgatitjen e ushqimit.
Sipas Toshkovskit, institucionet do të vazhdojnë pa ndërprerje furnizimin e qytetarëve me ujë të ambalazhuar për pije, derisa të krijohen kushtet që uji të jetë plotësisht i sigurt edhe për konsum.
