Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se po përgatit një model të ri që mund t’u sjellë qytetarëve energji elektrike më të lirë.
Sipas planit të prezantuar, zgjidhjet e reja të harmonizuara me Komisionin Evropian mund të mundësojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike nga 5 deri në 10 për qind.
Hristijan Mickoski deklaroi se po bëhen ndryshime shtesë në Ligjin e Energjisë dhe se nga 1 janari 2027, ESM nuk do të furnizojë më shumë se 70% të nevojave të furnizuesit.
Sipas tij, qëllimi është krijimi i një sistemi më të qëndrueshëm dhe me çmime më të favorshme për qytetarët.
Mickoski sqaroi se modeli i ri do të bazohet në periudha të ndryshme të konsumit gjatë ditës dhe vitit, me çmime të ndryshme për sezonin dimëror dhe veror, si dhe për energjinë ditore dhe të natës.
Ai theksoi gjithashtu se në periudha të caktuara energjia nga burimet diellore arrin çmime shumë të ulëta apo edhe negative, gjë që sipas tij krijon mundësi për tarifa më të favorshme për konsumatorët.
