Kasami: Na bashkon me VV-në çështja e të drejtave të shqiptarëve

Bilall Kasami ka deklaruar se ndryshimi politik në Kosovë dhe ardhja në pushtet e Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje ka ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e një balance politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në formimin e koalicionit VLEN.

Në një intervistë në emisionin e Çim Pekës në Syri TV, Kasami tha se për më shumë se dy dekada ka munguar rotacioni demokratik te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke kritikuar qeverisjen e BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Ai u shpreh se ndryshimet politike në Kosovë kanë sjellë, sipas tij, për herë të parë mbështetje institucionale për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe kanë krijuar një balancë të re politike në raport me zhvillimet në rajon.

Kasami theksoi gjithashtu se përkrahja e kryeministrit Kurti ka ndihmuar në forcimin dhe konsolidimin e koalicionit VLEN si subjekt i përbashkët politik.