Përleshje masive në Shuto Orizare, 11 persona përfundojnë në polici

Një përleshje fizike mes disa personave ka prishur rendin dhe qetësinë publike në zonën e Shuto Orizares në Shkup, bëjnë të ditur autoritetet.

Ngjarja është raportuar në polici më 3 qershor, rreth orës 23:04, ndërsa sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një konflikt fizik ku janë përfshirë disa persona. Në lidhje me rastin janë ndaluar A.A. (39), A.A. (35), A.A. (60), A.A. (38), A.A. (41), A.A. (18), A.A. (47), A.A. (44), A.A. (31), A.A. (36) dhe një i mitur, të gjithë nga Shkupi.

Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarit janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Pas ndërhyrjes së policisë, janë privuar nga liria 11 persona nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në incident.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësive individuale të të përfshirëve.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj personave të dyshuar do të ndërmerren procedurat përkatëse ligjore.