Bashkëshortja e reperit Mc Kresha, Erzina, ishte e ftuara speciale në emisionin “Goca dhe Gra”, ku diskutoi hapur për një temë të ndjeshme sociale.
Në panelin e grave dhe përballë këngëtares Rozana Radi, ajo u ndal te pyetja: “A mund të mbeten vajzat shqiptare mike me ish-të dashurit?”.
Erzina u shpreh qartë se, sipas saj, kur një lidhje përfundon dhe nuk ka fëmijë, nuk ka arsye për të vazhduar një miqësi të ngushtë me ish-partnerin.
Ajo theksoi se respekti mbetet, por komunikimi duhet të jetë minimal dhe formal.
“Sado modernë të përpiqemi të jemi, kur një histori mbaron, ajo mbaron për disa arsye të caktuara”, ishte një nga qëndrimet e ndara gjatë diskutimit.
Megjithatë, ajo shtoi se situata ndryshon kur ka fëmijë, ku komunikimi mes ish-partnerëve është i domosdoshëm.
Të njëjtin mendim ndau edhe Rozana Radi, e cila theksoi se çdo marrëdhënie ka një arsye përfundimi dhe nuk ka nevojë për rikthim emocional pas ndarjes.
