Çifti i njohur Selin dhe DJ Gimbo kanë ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit e tyre, duke zbuluar se dasma e tyre do të mbahet së shpejti.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, dyshja bëri të ditur se ceremonia është planifikuar për datën 5, por pa zbuluar muajin e saktë.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është përmendja e këngëtarit Gena si një nga artistët që pritet të performojë në dasmë.
Selin dhe Gimbo u bënë të njohur për publikun gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ndërsa tani po përgatiten të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë.
Fansat presin të mësojnë më shumë detaje për ditën e madhe të çiftit.
