Në disa vendkalime kufitare të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e sotëm është regjistruar fluks i shtuar i automjeteve për hyrje në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga LAMM, pritjet më të gjata janë shënuar në pikat kufitare Bogorodicë, Dojran dhe Tabanoc, ku koha e pritjes arrin deri në 30 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk raportohen vonesa më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
Ndërkohë, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje dhe në kushte të mira, ndërsa intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane vlerësohet si mesatar.
LAMM u bën thirrje shoferëve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në akset malore dhe zonat ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut, si në rrugët Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.
