Dy persona arrestohen në Koçan, dyshohen për disa vjedhje të rënda

Dy persona nga Koçani janë privuar nga liria pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje të rënda në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme në Koçan.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 27 gusht, zyrtarët policorë të SPB Koçan kanë arrestuar D.S. (42) dhe V.Z. (26), të dy nga Koçani.

Arrestimet janë kryer pas informacioneve operative të siguruara më herët, sipas të cilave dy personat dyshohet se janë autorë të disa veprave penale të vjedhjes së rëndë.

Me urdhër të gjykatës janë kryer bastisje në banesat e të dyshuarve. Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se rrjedhin nga veprat penale.

MPB njofton se bëhet fjalë për veprën penale të paraparë në nenin 236 të Kodit Penal.

Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të dyshuar do të ndërmerren masat dhe do të dorëzohen kallëzimet përkatëse penale.