Sabri Fejzullahu publikon këngën e re “Shoqëria”

Ikona e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor me titull “Shoqëria”.

Kënga, e publikuar së fundmi, përcjell një mesazh të veçantë për rëndësinë e shoqërisë, miqësisë së sinqertë dhe njerëzve që qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në momentet më të rëndësishme të jetës.

Me interpretimin e tij të veçantë dhe tekstin plot emocion, Sabri Fejzullahu vazhdon të dëshmojë pse mbetet një nga artistët më të dashur dhe më të vlerësuar nga publiku shqiptar.

Projekti “Shoqëria” vjen i kompletuar edhe me videoklip, i cili pasqyron frymën dhe mesazhin e këngës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe vlerësimet e fansave.