Besar Durmishi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke e cilësuar atë sizhgënjyese dhe tërësisht të papranueshme.
Në reagimin e tij, Durmishi shprehet se është skandaloze që një përfaqësues i lartë shtetëror të përdorë një fjalor të tillë ndaj shqiptarëve të Maqedonia e Veriut, duke theksuar se kjo gjuhë shkel çdo normë etike dhe profesionale.
Ai kërkon reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa shton se ministri duhet të kërkojë falje publike për ofendimet e bëra. Sipas Durmishit, përfaqësuesit e shtetit shqiptar kanë obligim kushtetues të kujdesen për bashkëkombasit jashtë kufijve dhe jo t’i ofendojnë ata.
Në deklaratën e tij, ai thekson se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar dhe jo thjesht fqinj në kuadër të nismave rajonale si Open Balkan.
Durmishi gjithashtu ka kritikuar heshtjen e ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, duke thënë se mungesa e reagimit në një situatë të tillë është zhgënjyese.
Reagimi i tij vjen në një kohë kur pritet një qëndrim zyrtar nga institucionet në Tiranë lidhur me këtë çështje.
