Plumb në veturën e një banori nga Reçica e Vogël, policia po heton rastin

Një rast i pazakontë është raportuar në Tetovë, ku një banor nga fshati Reçicë e Vogël ka gjetur dëmtime në automjetin e tij dhe një plumb pranë veturës.

Sipas policisë, më 26 maj 2026 rreth orës 10:00 në SPB Tetovë, B.F. (36) ka raportuar se rreth orës 07:30 kishte vërejtur një vrimë në tavanin e veturës së tij “Audi” me targa të Tetovës.

Ai gjithashtu ka gjetur pranë automjetit një plumb qorr nga armë zjarri.

Në vendngjarje është kryer këqyrja nga autoritetet kompetente, ndërsa predha është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.

Nga policia njoftojnë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.