Shkup – Policia ka zhvilluar një aksion të koordinuar në disa lokacione të kryeqytetit, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Të arrestuarit janë I.I. (51), si dhe dy të rinj 20-vjeçarë, A.J. dhe M.C.
Sipas autoriteteve, gjatë kontrolleve policore tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale, thonë nga MPB.
