Trump: Nëse më sulmojnë, përgjigjja do të jetë e paprecedentë

Në një prononcim për gazetën amerikane “New York Post”, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një mesazh të prerë ndaj Teheranit, duke deklaruar se ka lënë udhëzime të qarta për një përgjigje ushtarake shkatërruese.

Trump, i cili ka qenë prej kohësh në shënjestër të kërcënimeve iraniane, theksoi se ka ndërmarrë masa paraprake të rrepta për të garantuar sigurinë e tij dhe për të parandaluar çdo akt të mundshëm armiqësor.

“Kam lënë udhëzime — nëse ndodh diçka, që të goditen në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë,” deklaroi Trump, duke paralajmëruar për një reagim të përmasave të paprecedenta nëse planet e Iranit do të materializoheshin.

Duke iu referuar tensioneve disavjeçare, Trump pretendoi se Irani ka kërkuar “vdekjen e tij” prej kohësh. Në një ton sfidues, ai shtoi: “Shpresoj se do të më mungoni”, duke iu drejtuar regjimit iranian.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur retorika kundër ish-presidentit amerikan është intensifikuar sërish. Trazirat diplomatike dhe politike janë nxitur edhe nga shfaqja e pankartave dhe thirrjeve të drejtpërdrejta kundër Trumpit gjatë ceremonive mortore për liderin suprem iranian, Ali Khamenei, duke shtuar dozat e pasigurisë në marrëdhëniet tashmë të tensionuara SHBA-Iran.