Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qendrën tregtare “Vero Xhambo” në Shkup, ku persona ende të paidentifikuar kanë hapur me forcë një bankomat të Sparkasse Bank dhe kanë marrë një shumë të madhe parash.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar në SPB Shkup, ndërsa vjedhja ka ndodhur rreth orës 03:15.
Pas hapjes me forcë të bankomatit, autorët kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së policisë.
Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit, sigurimin e provave materiale, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Sparkasse Bank apo kompania “Vero” lidhur me ngjarjen.
