Të enjten dhe të premten spërkatje kundër mushkonjave në shtatë komuna të Rajonit Juglindor

Qendra për Zhvillim të Rajonit Juglindor njoftoi se gjatë të enjtes dhe të premtes do të realizohet dezinsektim larvicid, përkatësisht spërkatje kundër mushkonjave, në shtatë komuna të rajonit.

Sipas planit, të enjten aktivitetet do të zhvillohen në:

Radovish nga ora 09:00

Konçe nga ora 12:00

Strumicë nga ora 12:00

Ndërsa të premten spërkatja do të vazhdojë në:

Vallandovë nga ora 09:00

Vasilevë nga ora 12:00

Bosillovë nga ora 09:00

Novo Sellë nga ora 12:00

 

Nga Qendra u bëhet apel bletarëve që të ndërmarrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë procesit të spërkatjes.

Gjithashtu, qytetarëve u rekomandohet të shmangin lëvizjen në zonat ku do të realizohen trajtimet gjatë kohës së aktiviteteve.

Autoritetet theksojnë se në rast të kushteve të papërshtatshme atmosferike, spërkatja do të shtyhet për një termin tjetër.