Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të mbajë nesër (11 korrik) mbledhjen e parë të Kryesisë Qendrore në përbërjen e saj të re, pas zgjedhjes dhe konstituimit të këtij organi në Kuvendin Qendror të partisë.
Mbledhja do të zhvillohet në selinë qendrore të PDSH-së në Tetovë, me fillim nga ora 10:30.
Nga PDSH bëjnë të ditur se kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së re pas konstituimit të saj, ndërsa mediat janë ftuar të ndjekin këtë aktivitet.
