Julianna Nura ka ndarë me ndjekësit e saj një reflektim të rëndësishëm lidhur me procedurat e fekondimit in vitro (IVF), duke sjellë në vëmendje historinë e Louise Brown, fëmijës së parë në botë të konceptuar në këtë mënyrë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka vënë në pah se ndonëse kanë kaluar dekada që nga viti 1978, kur lindi Louise Brown, ende sot vazhdon të ketë paragjykime apo “bujë” të panevojshme për gratë që zgjedhin të bëhen nëna përmes IVF.
Në mesazhin e saj, Juliana shpreh çudinë që në vitin 2026 tema vazhdon të mbetet kaq e diskutuar, duke e vënë theksin te liria e grave për të marrë vendime mbi mëmësinë.

