Mexhiti: Të bashkohemi për Apelin, beteja për ish-krerët e UÇK-së vazhdon

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka bërë thirrje për bashkim të subjekteve politike shqiptare në mbështetje të procesit të apelimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Mexhiti tha se vendimi i shkallës së parë është pritur me indinjatë dhe se tani, sipas tij, duhet të tejkalohen dallimet politike për t’u fokusuar te procesi në Gjykatën e Apelit.

“Beteja juridike nuk ka përfunduar. Me të gjitha forcat duhet ta fitojmë betejën e dytë, pra nuk e kemi humbur luftën”, deklaroi Mexhiti, duke e cilësuar UÇK-në si pjesë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.