Pamje dramatike janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një pallat pranë Spitali Nënë Tereza është përfshirë nga flakët.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, banorët janë larguar të panikosur nga ndërtesa, mes tyre edhe një nënë që mbante foshnjën e saj në krah.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa paralelisht po bëhet evakuimi i plotë i banorëve nga kompleksi.
