Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Suedi, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa vajza që e shoqëronte ka mbetur e plagosur.
Sipas policisë suedeze, të shtënat janë raportuar pak para mesnatës, çka ka bërë që forcat e rendit të reagojnë menjëherë duke rrethuar zonën dhe duke nisur hetimet. Oficeri në detyrë, Patric Thelander, deklaroi se bëhet fjalë për të shtëna në ambient të hapur dhe se rrethanat e plota ende nuk janë zbardhur.
Vajza e plagosur, rreth 25 vjeçe sipas autoriteteve në rajonin Skåne, ndodhet në gjendje të rëndë, por stabile.
Gjatë natës, policia ka zhvilluar kontrolle dhe hetime në terren, ndërsa banorëve u është kërkuar bashkëpunim për të ndihmuar në zbardhjen e rastit. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Sipas informacioneve fillestare, të dy personat e përfshirë në ngjarje raportohet se kanë qenë të njohur për policinë.
