Sipas Berishës, shqiptarët kanë shpenzuar 300 milionë euro në Kosovë dhe Maqedoni për karburant

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se qytetarët shqiptarë po detyrohen të furnizohen me karburant në vendet fqinje për shkak të çmimeve të larta në Shqipëri.

Ai theksoi se taksat mbi naftën janë ndër më të lartat dhe premtoi se do të barazohen me ato të Kosovës dhe Maqedonia e Veriut.

“300 milionë euro shqiptarët e zonave kufitare i lanë në pompat e benzinës në vendet fqinje. Ua leverdis edhe me rrugën që bëjnë, shkojnë në Strugë dhe mbushin makinën,” u shpreh ai.

Berisha shtoi gjithashtu se do të ulet ngarkesa fiskale për naftën dhe fermerëve do t’u hiqen taksat, duke theksuar se çmimi i karburantit ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *