Universitetet në bojkot, studentët në Tiranë me një mesazh të drejtpërdrejtë!

Studentët kanë nisur protestën në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku kanë shpalosur një banderolë me mesazhin: “Rroftë rinia e lirë, fundi i Katovicës. Sot vendosim ne!”

Tubimi zhvillohet në mbështetje edhe të pedagogëve, pasi Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike, në shenjë solidariteti me studentët dhe kërkesat e tyre.

Studentët kundërshtojnë dialogun e propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.

Ndërkohë, bojkoti i mësimdhënies nga pedagogët do të vijojë deri në një njoftim të dytë.