“After Everything”, më 26 gusht premiera e dokumentarit me protagonist Ermal Azirin

Më 26 gusht 2026, në orën 19:00, në Cineplexx – City Mall në Shkup, do të mbahet premiera e filmit të shkurtër dokumentar “After Everything”, me regji të Murat Zherkës dhe protagonist Ermal Azirin.

Dokumentari sjell historinë e Ermal Azirit, duke u fokusuar te sfidat me të cilat është përballur, forca për të vazhduar përpara dhe njerëzit që kanë qenë pranë tij gjatë rrugëtimit.

Përmes kësaj historie, filmi synon të përcjellë një mesazh mbi qëndrueshmërinë, përballjen me vështirësitë dhe rëndësinë e mbështetjes njerëzore.

Në realizimin e filmit kanë kontribuar Agon Ismajli në kinematografi, Albin Sopa në muzikë dhe Valmir Aziri në dizajnin e posterit.

Organizatorët kanë ftuar miqtë dhe të gjithë të interesuarit që ta ndajnë së bashku këtë mbrëmje të veçantë.