Bekim Qoku: Fuqia e VMRO-së është rezultat i një politike të gabuar ndër vite

Nënkryetari dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar pas debatit të krijuar rreth një deklarate të tij për fuqinë politike të VMRO-DPMNE-së.

Qoku ka thënë se një fragment nga një intervistë e tij është nxjerrë jashtë kontekstit, duke sqaruar se shprehja “tmerrësisht e fuqishme” nuk ka qenë kompliment për VMRO-DPMNE-në, por një analizë e rrethanave politike që, sipas tij, kanë çuar në fuqizimin e kësaj partie.

“VMRO-DPMNE nuk u bë e fuqishme vetëm nga meritat e veta. Ajo u bë tmerrësisht e fuqishme sepse për vite me radhë u ndërtuan kushtet që e mundësuan këtë”, ka shkruar Qoku.

Ai ka akuzuar ish-qeverisjen e BDI-së për korrupsion, degradim të institucioneve, dobësim të gjyqësorit dhe humbje të besimit të qytetarëve, duke pretenduar se këto kanë ndikuar në ndryshimet politike në vend.

Në reagimin e tij, Qoku ka përmendur edhe disa raste dhe zhvillime politike, duke thënë se pakënaqësia e qytetarëve ndaj BDI-së dhe LSDM-së ka ndikuar në rezultatet zgjedhore.

“Kur them se VMRO-DPMNE është sot ‘tmerrësisht e fuqishme’, nuk po i bëj kompliment. Po përshkruaj pasojën politike të një sistemi të kalbur, të ndërtuar për vite me radhë”, ka shkruar Qoku.

Reagimi i plotë i Bekim Qokut:

“Së fundi po qarkullon një fragment i shkëputur nga një intervistë, ku thuhet se kam deklaruar se VMRO-DPMNE është ‘tmerrësisht e fuqishme’. Ai fragment është nxjerrë jashtë kontekstit, ndërsa pjesa më e rëndësishme e shpjegimit është lënë jashtë.

Pyetja që duhet bërë është: çfarë e bëri VMRO-DPMNE-në kaq të fuqishme, me 59 deputetë të saj, me ndikim mbi një pjesë të deputetëve të LSDM-së dhe me mbështetjen e BDI-së sa herë që i është dashur…/AlbTime.info