Nga sonte rriten karburantet, nafta shkon në 101,50 denarë

Çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të rriten sërish, sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Çmimet me pakicë do të rriten mesatarisht me 2,62 për qind, ndërsa ndryshimi hyn në fuqi nga mesnata.

Çmimi i benzinës EUROSUPER-95 rritet për 1,50 denarë dhe do të kushtojë 93,00 denarë për litër. Ndërkohë, EUROSUPER-98 do të shitet me 95,00 denarë për litër.

Rritja më e madhe është te EURODIZELI, i cili shtrenjtohet për 3,50 denarë. Nga mesnata, një litër naftë do të kushtojë 101,50 denarë.

📌 Çmimet e reja:

  •  EUROSUPER-95 – 93,00 denarë/litër
  •  EUROSUPER-98 – 95,00 denarë/litër
  • 🚗EURODIZEL – 101,50 denarë/litër

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.