MPB: Tetë persona të arrestuar në disa qytete të vendit, u gjet substancë e ndaluar

Tetë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në disa qytete të vendit, në aksione të realizuara nga policia, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Në Shkup janë ndaluar G.D. (30) nga Velesi, F.P. (28) nga Kumanova, si dhe I.M. (23), B.V. (27), A.B. (27) dhe A.Sh. (29), të gjithë nga Shkupi, në lokacione të ndryshme. Gjatë kontrolleve tek ata është gjetur substancë e dyshuar dhe material tjetër i ndaluar.

Në Tetovë, në rrugën “Ilindenska” në orën 23:40, është ndaluar E.B. (19) nga Tetova, ndërsa në Manastir rreth orës 01:00 në rrugën “Partizanska”, pranë një objekti sportiv, policia ka arrestuar S.T. nga Manastiri.

Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të ngrihen kallëzimet përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.