Këngëtarja Eli Malaj është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore pasi është përballur me temperaturë të lartë dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ajo nuk ka mundur të realizojë performancën e planifikuar në një lokal ku ishte e ftuar të këndonte, duke u detyruar ta anulojë atë në momentet e fundit.
Në një reagim, këngëtarja ka kërkuar ndjesë për publikun dhe të pranishmit, duke theksuar se arsyeja e anulimit lidhet vetëm me gjendjen e saj shëndetësore.
Ajo pritet të marrë trajtim dhe të rikuperohet në ditët në vijim.
